Zgjedh Gjermaninë

Futboll

Zgjedh Gjermaninë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 14:35
Aleksandar Pavloviç

Talenti 19-vjeçar i Bajernit të Mynihut, Aleksandar Pavloviç ka vendosur se cilën kombëtare ka zgjedhur për të përfaqësuar.

Siç dihet Pavloviç ka lindur në Mynih dhe në këtë çështje pritej që të luftionte fort edhe Federata Serbe e Futbollit.

Të afërm të lojtarit kanë zbuluar për “Sky Deutschland” se mesfushori preferon të jetë pjesë e katër herë kampionëve të botës. Në rast të një ftesë nga Nagelsman, Pavloviç do të pranojë dhe do të bëhet pjesë e Gjermanisë.

Pavloviç ka qenë pjesë e Gjermanisë të moshave deri në 20 vjeç ku debutoi më 17 nëntor të këtij viti.

Për talentin bavarez ky sezon ka qenë mjaft i veçantë pasi të dielën mbrëma nisi që nga minuta e parë ndeshjen mes Bajernit dhe Shtutgartit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat