“Buzëqesh” Guardiola

Futboll

“Buzëqesh” Guardiola

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:24
Kevin De Bruyne

Pep Guardiola më në fund merr lajme fantastike nga infermieria. Kevin De Bruyne është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.

Mesfushori belg ka qenë një mungesë shumë e madhe për strategun spanjol, teksa roli De Bruyne te Man.City është jetik.

Man.City ndodhen në Arabi, aty ku po bëhen gati për Botërorin për klube.

De Bruyne është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit, me sa duket ka lënë pas plotësisht dënimin e pësuar në tendinat e gjurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat