Granit Xhaka habit: Gruaja ime ishte kundër kësaj

Futboll

Granit Xhaka habit: Gruaja ime ishte kundër kësaj

Nga: K. Goca Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 13:35
Granit Xhaka dhe Leonita

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita, ishte pse Granit u kthye në Gjermani gjatë verës dhe kjo pretendohet prej kohësh.

Por tani kapiteni i kombëtares së Zvicrës ka zbuluar një detaj: “Ajo donte të qëndronte në Londër”, transmeton mediumin zviceran “Blick”. 

Ishte fundi i një rrugëtimi të gjatë me shumë ulje - ngritje.

Në verën e vitit 2023, Granit Xhaka u largua nga Arsenali pas shtatë vitesh dhe u transferua te Bayer Leverkusen.

Për shumë ishte e qartë: gruaja e Xhakës, Leonita, ishte forca shtytëse e tij, ajo donte të kthehej në Rheinland, në vendin e saj.

“Ndoshta gazetarët në Angli dinë më shumë se ne në familje. 

Por kjo nuk ishte aspak arsyeja”, tha Xhaka në korrik.

Tani 31-vjeçarja e bën të qartë për “The Athletic”: “Të them të drejtën, ajo ishte kundër. 

Jo kundër nesh që të shkojmë në Leverkusen, por kundër që ne të largohemi nga Londra”.

Kapiteni u Zvicrës ka rekordin ndërkombëtar zviceran (121 ndeshje ndërkombëtare) .

Xhaka është lideri dhe i padiskutueshëm në mesfushën e Bayer-it. Leverkusen po luan mirë, është ende i pamposhtur dhe kryeson tabelën e Bundesligës para Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat