Cuadrado: Kam luajtur me dhimbje

Futboll

Cuadrado: Kam luajtur me dhimbje

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:40
Cuadrado

“Kam luajtur me dhimbje në tendina dhe kam bërë gjithçka që një sportist mund të bëjë për të rikuperuar. Jam stërvitur dhe kam luajtur me një dhimbje që hera-herës ishte e padurueshme.

Kjo gjë nuk më ka dhënë mundësinë që të jap 100% në fushë”.

Është kjo deklarata e dhënë sot nga mesfushori kolumbian Juan Cuadrado, aktualishtr lojtar i Inter në Serie A. Ai ka konfirmuar përmes kësaj deklarate që do të kryejë një operacion në “thembrën e Akilit”, që do ta kryejë në Turku të Finlandës. Ai pritet të mungojë 3 muaj.

“Kam çuar ndërmend të gjitha sesionet terapeutike që kam kryer në karrierë për të evituar këtë ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët më thonë se situata mund të bëhet edhe më keq nëse nuk operohem, ndaj vendosa ta marr këtë vendim”, u shpreh Cuadrado.

“Kam qenë një futbollist që jap gjithçka në fushë dhe jashtë saj. Jam i trishtuar që nuk mund ta bëj tani këtë gjë për këtë klub të madh si Inter dhe që do të mungoj për pak kohë.

Tek Inter më dhanë një mundësi, por do të vazhdoj përpara me besimin te Zoti”, tha Cuadrado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat