Nasser Al Khelaifi “injoron” Superligën

Futboll

Nasser Al Khelaifi “injoron” Superligën

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 15:48
Nasser Al Khelaifi

Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, komentoi vendimin e Gjykatës Europiane për Superligën në konferencën për shtyp të mbajtur së bashku me Ceferin, presidentin e UEFA-s.

“Unë nuk i kuptoj të gjitha këto zhurma për këtë vendim. Superliga del gjithmonë me të njëjtat prezantime.

Ne flasim për liri, por nuk ka liri. Kam mbarrë 50 telefonata nga klube të ndryshme, ka një vlerë që ne e mbrojmë.

Punojmë për klubet dhe pjesëmarrësit në botën e futbollit. Jemi krenarë për këtë projekt me UEFA. Jemi krenarë për Champions League”, është shprehur “koka” e PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat