Klopp e komenton projektin e Superligës Evropiane

Futboll

Klopp e komenton projektin e Superligës Evropiane

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:59
Klopp 

Edhe Liverpooli e ka refuzuar krijimin e Superligës Evropiane.

Klubi anglez doli me një komunikatë zyrtare, ku tha se qëndrimi i tyre nuk ndryshon nga ai i dy vjetëve më parë.

E trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka komentuar këtë situatë.

“Jam 100% dakord me deklaratën dhe verdiktin.

Më pëlqen gjithashtu që kuptojmë se UEFA dhe federatat e tjera nuk mund të bëjnë atë që duan… duke luajtur më shumë lojëra me njerëz që nuk u dëgjohet fjala.

Më pëlqen që UEFA u trondit pak”, tha Kloppi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat