Bekim Balaj pas fitores me Skënderbeun: Shpresoj të vazhdojmë kështu

Futboll

Bekim Balaj pas fitores me Skënderbeun: Shpresoj të vazhdojmë kështu

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:46
Bekim Balaj - djathtas

Vllaznia ka fituar 5:0 kundër Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 18 të Superiores. “Manita” kjo e shkodranëve, që i sjellin Skënderbeut humbjen më të thellë këtë sezon.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj i cili gjeti dhe rrugën e rrjetës.

Mbyllje fantastike. Sa  i kënaqur personalisht dhe me ekipin?

“Shumë e rëndësishme kjo mbyllje. Ky vit nisi me probleme po nga fundi gjetëm ritmin.

Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe ndoshta një rast më shumë në 2024.

Gruda, marrëdhënie mes të dyve kuptoheni gjithmonë e më mirë.

“Sigurisht. Kontributi i Grudës i përkryer.

Si për të dhe skuadrën.

Dhe Çoba ka shënuar, shumë e rëndësishme që lojtarët të shënojnë dhe të rrisin veten. Uroj në të ardhmen të shënojnë më shumë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat