Nica: Duhet të merren vendime të sakta

Futboll

Nica: Duhet të merren vendime të sakta

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:00
Nica

Dueli mes Laçit dhe Kukësit u mbyll në barazimin 1-1 dhe pas ndeshjes ka folur trajneri i verilindorëve, Stavri Nica.

“Nuk jam i kënaqur me barazimin shpresoja ta merrnim në mënyrën tonë, ecuria e ndeshjes ishte normale arbitrimi normal.

Çuditërisht arbitri dha një faull dhe lojtari u ça në kokë, ai shkon në VAR dhe kthehet. Atëherë nuk e di, unë ngela pa fjalë dhe futbolli është futboll dhe duhet të luhet si në të gjithë botën.

Duhet të merren vendime të sakta dhe të drejta, nuk duhet të gjykohen kundërshtarët, jam pa fjalë, nuk më pëlqen kjo mënyrë drejtimi kështu. Dolëm jashtë linjës, u zhgënjeva nga një vendim i tillë, duhet të lihet të luhet futboll.

Përsa i përket ndeshjes dhe të dalësh para portierit nuk duhet falur,duhej shënuar i dyti dhe i treti, Është faji i futbollistëve tanë dhe nuk kam cfarë të them, është diçka që ndodhi. Më shqetëson drejtimi i ndeshjes dhe nuk e di si kalohen kaq lehtë dhe kaq pa probleme dhe qofshim ne që i gëlltisim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat