Tetova: Pas kartonit të kuq kishte tolerime të çuditshme

Futboll

Tetova: Pas kartonit të kuq kishte tolerime të çuditshme

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:09
Edlir Tetova

Egnatia u mposht nga Tirana në shtëpi. Rrogozhinasit pësuan një disfatë të thellë me rezultatin 5:0.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Normalisht vijmë nga një gjysmë sezoni i mirë, por mbyllje e keqe që dhemb. Deri në momentin që Aleksi doli me të kuq, pavarësisht disavantazhin kishim mundësitë tona.

Por pas kartonit të kuq kishte tolerime të çuditshme. Pas 2-0 i kërkova ekipit të qëndronte në mbrojtje. Por do ta shoh dhe ta analizoj më mirë.

Unë e kam theksuar gjithmonë që të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Kishim mungesa, por kjo nuk do të thotë që lojtarët që hynë të mos kryejnë detyrat.

Nuk dua të përmend emra kush e kryen apo jo detyrën. Por për lojtarët që duan të prekin fushën duhet më shumë sakrificë për të fituar vendin e titullarit”, u shpreh Tetova.

-Largimi i Mustës, Paulaskas?

“Për Paulaskas ka ofertë, por nuk di më shumë. Për lojtarët e tjerë… nuk ka largime. Presidenti më tha ta kthejmë në forcë këtë dhimbje.”

“Paulaskas ka hyrë sot i dëmtuar në fushë.

Nuk kishim alternativë tjetër në majë të sulmit. U munduam të ndryshonim modulin, por nuk rezultoi siç duhet. Deri në momentin e kartonit të kuq ishim mirë, por është e kotë të flasësh për ndeshjen pasi 5 gola janë shumë.”

-Nënvlerësim nga ana e Egnatias apo nxitim për të shkuar në pushime?

“As që bëhet fjalë. Çunat janë në stërvitje deri më datë 28. Kjo bie poshtë pasi skuadra ishte shumë e motivuar.”

“Saktësisht është ndërrimi i modulit që të kishim 4-2-3-1 efektiv. Duhet të jesh i zoti me krahët të shkosh në thellësi. Kjo na prishi disi sistemin. Më mirë një ndeshje e keqe sot dhe gola të pësuar, sesa më vonë 1-0 apo 2-0.

E ndryshuam sistemin. Pas 2-0 i kërkova ekipit të futet në mbrojtje. Nuk është se ndryshova sistemin, por kërkova që të ngjitej Mëllugja ose Aleksi kur të zbriste një lojtar i Tiranës, pasi Spahiu nuk është një mbulues i mirë. Në momentin që humbëm topin, nuk ishim agresivë për ta rimarrë atë.”

-Situata e Aleksit?

“Lojtari shkon për tek topi, kap këmbën e kundërshtarit. Nuk ka asgjë të keqe, rëndësi ka si reagon skuadra me 10 lojtarë në fushë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat