Man Utd interesohet për ish talentin e Bayernit

Futboll

Man Utd interesohet për ish talentin e Bayernit

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:05
Joshua Zirkzee

Manchester United është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Bolognas, Joshua Zirkzee.

Qendërsulmuesi ka dëshmuar kualitetin në Serie A, pavarësisht moshës së re duke qenë ndër arsyet kryesore pse Bologna ndodhet në këtë formë.

“Sport1” raporton se Man Utd pritet të bëjë kontaktet e para me klubin italian për holandezin në afatin dimëror.

Zirkzee ka shënuar 10 gola në 37 paraqitje, derisau largua nga Bayern Munich verën e kaluar.

Bayern ka klauzolë riblerje për 19 milionë funte dhe 50 për qind të fitimit në shitjen e radhës.

Pra, klubi anglez duhet të paguajë së paku 35 milionë euro për ta blerë Zirkzee muajin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat