Nuk njihnin fitore prej 7 ndeshjeve

Futboll

Nuk njihnin fitore prej 7 ndeshjeve

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Pamje nga një ndeshje

Nuk njihnin fitore prej 7 ndeshjeve, por gjithçka ndryshoi mesditën e kësaj të marte, ku në “St. James’ Park”, skuadra e Nottingham Forest mundi “Laraskat” e Newcastle, me rezultatin e thellë 1 me 3, në përballjen e parë të “Boxing Day”, të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Pavarëisht rezultatit goli i parë i sfidës erdhi nga “Bardhezinjtë” vendas, me “bomberin” suedez, Alexander Isak, që dërgon topin në rrjetë, në minutën e 23’-të të sfidës, për të marrë avantazhin, avantazh që nuk do të zgjaste shumë, pasi në fundin e pjesës së parë “bomberi” australian, Chris Wood dërgon në rrjetë një pasim fantastik të Elanga për të shkuar në barazim, drejt dhomave të zhveshjes.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, 32-vjeçari australian gjeti edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës, në fillimisht në minutën e 53’-të të ndeshjes e më pas në minutën e 60’-të, duke shënuar kështu fitoren e parë për të “Të Kuqtë” e Nottingham Forest, nën drejtimin e teknikut portugez Nuno Espirito Santos.

Falë këtij rezultati, skuadra e Nottingham Forest ngjitet në kuotën e 17 pikëve, për t’u pozicionuar në vendin e 16-të të tabelës, pas 19 javëve të para të kampionatit, ndërsa “Laraskat” e Newcastle mbesin në vendin e 7-të të renditjes, me 29 pikë pozicion që mund të ndryshojë pas ndeshjeve të Manchester United e Brighton, që ndodhen poshtë “Bardhezinjve” në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat