Foden: Manchester City nuk merr meritat e duhura

Futboll

Foden: Manchester City nuk merr meritat e duhura

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 17:56
Foden

Phil Foden, ylli i skuadrës së “Qytetarëve”, me ndon se Manchester City nuk merr merita mjaftueshëm për performancën në fushë dhe për sukseset e arritura.

“Ne kemi fituar pesë trofe këtë vit, por tani puna nuk ka përfunduar.

Ne e kemi bërë këtë, por duam ta bëjmë përsëri.

Ju të gjithë e dini se sa ndjesi e bukur është kur fiton dhe ke sukses, ne duam ta përjetojmë përsëri këtë ndjesi.

Jemi gjithmonë të uritur për të vazhduar të fitojmë, kështu që ne nuk duam të ndalemi, duhet gjithmonë të fitojmë.

Unë nuk mendoj se ka merita të mjaftueshme për ne. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe kaq kërkuese, të luash një ndeshje çdo tre ditë dhe nga gjithë ajo përpjekje të thuash që e kemi bërë këtë shumë mirë.

Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë suksese. Tani që kemi fituar, e dimë se çfarë duhetdhe do të kemi përvojën për herën tjetër kur të shkojmë në fazat e mvëonshme.

Shpresoj që ne të vazhdojmë të ecim si klub dhe të përmirësohemi”, përfundoi ylli anglez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat