Prishtina huazon dy lojtarë, njërin në Ferizaj e tjetrin në Phoniex

Futboll

Prishtina huazon dy lojtarë, njërin në Ferizaj e tjetrin në Phoniex

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:18
Kurtaj

Prishtina njofton për huazimin e dy futbollistëve.

Është fjala për Albin Kurtaj dhe portierin Butrint Bulliqi.

“Albin Kurtaj është huazuar në FC Ferizaj, i cili është pjesë e ekipit tonë nga ky edicion kur ishte transferuar nga KF Llapi dhe ka regjistruar me skuadrën tonë 15 ndeshje zyrtare - 4 prej tyre si titullar.

Image

Bulliqi

Butrint Bulliqi portieri i tretë i skuadrës së parë dhe anëtari i kampionëve vjeshtor të Prishtina U21, huazohet në Phoenix të Banjës së Istogut. Bulliqi me U21 të Prishtinës ka regjistruar 3 paraqitje si titullar.

FC Prishtina i uron sukses në skuadrat e huazuese”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat