Në Arabi bëjnë llogaritë: Shumë investime në kampionë

Futboll

Në Arabi bëjnë llogaritë: Shumë investime në kampionë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 12:42
Tifozët

Kampionati saudit i futbollit ka arritur në një të tretën e rrugëtimit të tij këtë sezon.

Njëmbëdhjetë javë të luajtura nga 34 të sezonit 2023-2024 për një nga turnetë më të pritur të sezonit të futbollit pas bumit të kampionëve që mbërritën në Ligën Pro Saudite në merkaton e verës.

Nga Sergej Milinkovic-Savic te Marcelo Brozovic, nga Karim Benzema te Aymeric Laporte dhe Ruben Neves e deri te Sadio Mané, ka pasur shumë lojtarë kryesorë që kanë zgjedhur të largohen nga ekipet e tyre europiane, që i përkasin ligave më të mira, për të pranuar ofertat shumë të pasura që vijnë nga klubet saudite.

Të gjithë këta kampionë iu bashkuan Cristiano Ronaldo, i cili u transferua te Al-Nassr janarin e kaluar. Gjithsesi, një sforco kaq e madhe ekonomike nga ana e klubeve arabe nuk përputhet aspak me reagimin që pritej nga spektatorët.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Times”, vetëm katër nga 14 klubet në divizionin e parë, për të cilët u bë e mundur të krahasohej numri mesatar i spektatorëve të sezonit të kaluar dhe atij aktual, shënuan rritje. Bëhet fjalë për Al-Ettifaq, Al-Hilal, Al-Nassr dhe Al-Raed. Skuadra e Al-Ettifaq “mburret” edhe me një rekord negativ, atë të ndeshjes me më pak shikues të pranishëm, vetëm 696 në takimin e humbur 0-1 në fushën e Al-Riyadh.

Këto katër klube janë të vetmet që duke pasur këtë vit një mesatare spektatorësh që i kalon 10,000 njerëz, statistikat në lidhje me ekipin Al-Ittihad janë mjaft befasuese. Skuadra e Benzema, Kanté dhe Fabinho është ajo me mesataren më të lartë të frekuentimit, e barabartë me 29,044 për ndeshje, por shifra është kuriozisht në rënie krahasuar me 40,453 të sezonit të kaluar.

Skuadra e Al-Nassr, ku luan Ronaldo, e cila shkoi nga një mesatare prej 17,638 shikuesish për ndeshje në atë prej 20,615. Ndërsa ekipi i Abha është ai me mesataren më të ulët, me vetëm 1988 shikues për ndeshje.

Ndeshja live më e ndjekur e këtij sezoni e Ligës Saudite Pro ishte ajo mes Al Hilal-Al Fayha më 19 gusht. Kjo është ndeshja që shënoi debutimin e Neymar në Ligë, e cila u ndoq nga 59600 spektatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat