Gjoka iu përgjigjet zërave për Tiranën

Futboll

Gjoka iu përgjigjet zërave për Tiranën

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 18:02
Gjoka

Trajneri Ernest Gjoka ka bërë një analizë të shkurtër të kampionatit, i cili ka mbyllur gjysmën e ndeshjeve dhe tani është në pauzë deri më 13 janar. Gjoka, i cili eksperiencën e fundit si trajner i ka pasur në Arabinë Saudite me Ohod të Medinës, iu përgjigjet edhe zërave që e vendosin në stolin e Tiranës.

“Mendoj se ky kampionat është i fortë, nuk të jep shumë mundësi të bësh llogari, sepse shumë skuadra që duken relativisht të dobëta po bëjnë mirë dhe një luftë shumë të madhe.

Mendoj që është një garë e fortë. Një garë e fortë për dy grupe, e fortë për katër vendet e para, por dhe për rënien”.

Ka një skuadër që ju ka befasuar më shumë?

“Sigurisht që ka skuadra. Nga skuadrat e reja që kanë hyrë këtë sezon në Superligë është Skënderbeu, ka ardhur nga Kategoria e Parë, po prodhon futboll të mirë, por ka dhe skuadra të tjera, si Vllaznia që pretendon për të arritur objektivat”.

Emri juaj është përmendur si trajner i Tiranës...

“Nuk e di, edhe për respekt të kolegut që është tek Tirana.

Tirana ka trajner, por nëse përmendet është diçka shumë e mirë. Besoj se të gjithë e dinë se unë vij nga një familje që ka dhënë shumë për atë klub, babai im është fitues i katër trofeve me bardheblutë. Gjithsesi, këto janë thjeshtë vetëm fjalë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat