Riquelme bëhet presidenti i Boca Juniors

Futboll

Riquelme bëhet presidenti i Boca Juniors

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 17:12
Pamje nga prezantimi

Juan Roman Riquelme është presidenti më i ri i Boca Juniors.

Ish-lojtari dhe ikona e klubit mundi Andreas Ibarra në zgjedhjet historike të klubit, me 46,400 vota. Ishin zgjedhjet më të mëdha për sa i përket frekuentimit në futbollin argjentinas, e dyta më e madhe në botë, pas zgjedhjes së Sandro Rochelle në Barcelonë në vitin 2010 me 57 mijë vota.

Mandati i ri do të zgjasë deri në fund të vitit 2927. Deri më tani, Riquelme ka qenë nënkryetar nën drejtimin e Jorge Ameal, i cili ka ndërruar pozicion dhe do të jetë nënkryetar në ciklin e ardhshëm.

Dhjetë ditë pas zgjedhjeve historike të Boca Juniors, u bë transferimi zyrtar i drejtuesve dhe pavarësisht mungesës së tij në eventin e mbajtur në La Bombonera, Riquelme tashmë është zyrtarisht presidenti i ri i klubit.

Presidenti i ri do të marrë skeptrin nga nënpresidenti aktual, Jorge Ameal, në ditët e para të janarit 2024, kur do të drejtojë personalisht Bordin e ri të Drejtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat