Një shaka e pabesueshme dhe e sikletshme

Futboll

Një shaka e pabesueshme dhe e sikletshme

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 18:13
Rooney

Është rrëfimi i ish-yllit të Chelsea dhe West Ham, Carlton Cole, i cili ka kujtuar një nga momentet me kombëtaren e Anglisë në atë kohë të drejtuar nga Fabio Capello.

Cole foli për një shaka nga Wayne Rooney, i cili vendosi një pilulë Viagra në një nga pijet e tij para një stërvitje.

Cole ka rrëfyer shakanë e ish-futbollistit të Manchester United, i cili më pas e detyroi të zhvillonte një seancë stërvitore me ereksion, duke shkaktuar të qeshura të mëdha të shokëve të skuadrës.

Ky është kujtimi i tij gjatë podcast-it të “Futbollist Guide to Football”: “Kam pasur një ereksion në stërvitje. Nuk isha i eksituar, por ndodhi për shkak të pilulës që dha.

Unë isha personi më i shpejtë në atë fushë, kisha tre këmbë”.

Edhe Jermain Defoe e ka kujtuar shakanë:

“Carlton ishte gjithmonë i buzëqeshur dhe i lumtur, kështu që me Rooneyn ne e kishim zgjedhur atë si viktimën tonë. Ai e mori pijen e tij vetëm sepse mendoi: ‘Oh po, vitamina, të mira për trupin tim’.

Nuk mund ta ndalonim të qeshurën kur i zbuluar çfarë kishte në pije”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat