Buchanan është i Interit

Futboll

Buchanan është i Interit

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 13:56
Buchanan

Vlen të theksohet se Buchanan kakëmbëngulur jo pak për transferimin në Milano, duke ushtruar presion te klubi belg, teksa nuk është grumbulluar fare në dy ndeshjet e fundit.

Tajon Buchanan është i Interit. Mbrojtësi i djathtë kanadez ka arritur marrëveshjen me zikaltrit dhe pritet të zbarkojë në Milano më tre janar, për të hedhur firmën mbi kontratë.

Zikaltrit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me belgët e Clubb Brugge, që kanë pronësinë e kartonit, teksa në arkat e tyre do të kalojnë rreth 8 milionë euro.

Nga ana tjetër, Buchanan do të përfitojë një pagë pre 1.5 milionë eurosh në sezon dhe do të firmosë deri në verën e 2028-ës.

Anësori kanadez ndiqej prej kohësh nga zikaltrit, që vendosën ta marrin në janar, duke qenë se Cuadrado do të mungojë gjatë. Megjithatë Buchanan është edhe një investim për të ardhmen, pasi me gjasë Denzel Dumfries do të largohet në fund të sezonit, pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për të rinovuar kontratën.

Vlen të theksohet se Buchanan kakëmbëngulur jo pak për transferimin në Milano, duke ushtruar presion te klubi belg, teksa nuk është grumbulluar fare në dy ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat