Mbrojtësi i Interit thumbon për milionat e shpenzuara

Futboll

Mbrojtësi i Interit thumbon për milionat e shpenzuara

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:59
Alegri

Inter dhe Juventusi po përjetojnë këtë sezon përsëri një rivalitet të ndezur, pasi skuadrat janë rivale për titullin kampion në Serinë A me vetëm 2 pkë që i ndajnë në fundin e vitit 2023. Dhe normalisht thumbimet nuk mungojnë.

Mbrojtësi i Interit, Açerbi, dy ditë më parë deklaroi se ishin pikërisht bardhezinjtë ata që duhej të vlerësoheshin si pretendentë për titullin, pasi kishin shpenzuar më shumë gjatë merkatos së verës apo në përgjithësi në vitet e fundit. Pas fitores së  djeshme ndaj Romës, trajneri Alegri është pyetur pikërisht për këtë deklaratë dhe ai ka preferuar që të shmangë një polemikë direkte me futbollistin italian të zikaltërve.

“Nuk i komentoj fjalët e Açerbit, Interi është dy pikë para nesh, po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm pasi 45 pikë janë shumë, duke e ditur që për ne është një rrugëtim ndryshe nga i tyri,.

Mjafton të shohësh lojtarët që kemi në dispozicion si moshë dhe jemi të kënaqur nga ajo që po bëjmë, pa parë në shtëpinë e tjetrit”, tha trajneri, duke bërë të qartë se të gjithë duhej të shihnin punën e tyre dhe jo atë që po bënin rivalët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat