Bekim Balaj bën “ligjin”, lista e golashënuesve

Futboll

Bekim Balaj bën “ligjin”, lista e golashënuesve

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Abissnet Superiore ka mbyllur pjesën e parë të sezonit, teksa tashmë ekipet kanë “ndezur”  motorët për dy fazat e fundit të kampionatit. Superiorja do të ristartojë më 12 janar, ku do të luhet java e 19-të e saj.

Gjatë dy fazave të para kemi mundur të shikojmë gola spemktakolarë, ndërsa lista e golashënuesve kryesohet nga një shkodran. Bekim Balaj udhëheq me 11 gola, ndërsa ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me Vllaznisë.

Në vend të dytë ndodhet Florent Hasani me 10 gola në 16 ndeshje, por tashmë ish-sulmuesi i Tiranës vazhdon karrierën në Rumani te Rapidi i Bukureshtit. Në vendin e 3-të është i ndjeri Raphael Dwamena. Ish-lojtari i Egnatias luajti 11 ndeshje dhe arriti të shënonte 9 gola.

Në vend të 4-të vjen lojtari i Partizanit. Archange Bintsouka me 7 gola në 16 ndeshje. Në top-5 ndodhet Ronald Sobowale me 6 gola në 18 ndeshje të luajtura me skuadrën e Laçit.

Po kaq gola ka dhe Vusal Isgandarli por ka luajtur 17 ndeshje. Ky i fundit do te vazhdojë karrierën në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat