Klopp humb Salah dhe Endo

Futboll

Klopp humb Salah dhe Endo

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:22
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së “FA Cup” kundër Arsenalit.

Trajneri i Liverpool-it iu përgjigj pyetjeve rreth Mohamed Salah dhe Wataru Endō, duke luajtur përkatësisht me Egjiptin dhe Japoninë në Kupën e Kombeve të Afrikës (13 janar-11 shkurt) dhe Kupën e Azisë (12 janar-10 shkurt).

Dy “firo” të rëndësishme, të theksuara si vijon nga trajneri gjerman: “Unë iu thashë atyre që nëse do t’iu uroja fat, do të ishte një gënjeshtër. Nga pikëpamja personale nuk do të mërzitesha shumë nëse të dy do të dilnin në fazën e grupeve, por kjo ndoshta nuk do të jetë e mundur.

Sigurisht që do të isha i lumtur nëse ata do të fitonin turneun. Iu urova atyre fat me fjalë dhe padyshim që të kthehen të shëndetshëm.

Pak a shumë këto ishin fjalët e mia, kjo është e gjitha. Tani do të duhet ta menaxhojmë këtë situatë. Unë jam pozitiv se do të gjejmë një zgjidhje, të cilën do ta tregojmë në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat