Polemika pas fitores së Interit

Futboll

Polemika pas fitores së Interit

Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:27
Graziano Cesari

Polemika pas fitores së Interit, ish-arbitri 'masakron' VAR-in

Interi mori tre pikë mes vështirësish ndaj Veronës në “San Siro” dhe u shpall kampion i dimrit në Serinë A, megjithatë polemikat e kësaj sfide ishin të shumta.

Mbi të gjitha kritikat ishin ndaj VAR-it, që sipas ish-arbitrit Graziano Cesari, duhej të ndërhynte për të anuluar dy nga tre golat e shënuar mesditën e të shtunës në Milano.

Cesari e quajti vërtetë të rëndë heshtjen e VAR-it në rastin e golit të dytë të Interit, që erdhi pak sekonda pasi Bastoni goditi brenda zonës njërin prej kundërshtarëve, i cili mbeti i shtrirë në tokë.

Goli i dytë i Interit – Gjyqtari nuk e pa dhe me të drejtë, pasi ishte aksion i shpejtë, por VAR-i duhej të ndërhynte. Ndoshta u ndikuan nga fakti që topi u përplas në traversë dhe e quajtën një aksion të ri, por ishte faull i rëndë dhe duhej të ndërhynin për të anuluar golin.

Goli i barazimit i Veronës – Magnani dhe Arnautovic mbahen me njëri-tjetrin, por në momentin e rënies së sulmuesit të Interit, të dyja duart e mbrojtësit të Veronës janë mbi shpinën e tij, që konfirmojnë shtyrje të pastër. Edhe këtu VAR-i duhej të ndërhynte për anulimin e golit.

Penalltia për Veronën në shtesë – Ndonëse i lehtë, kontakti është i qartë dhe askush nuk mund të protestojë. Më në fund VAR-i bëri diçka të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat