Trajneri i Benficas grumbullon talentin shqiptar

Futboll

Trajneri i Benficas grumbullon talentin shqiptar

Më: 6 janar 2024 Në ora: 23:10
Benfica

Benfica e nisi vitin 2024 me fitore spektakolare 0:3 në transfertë ndaj Aroukës, teksa i pranishëm në këtë përballje ishte dhe talenti shqiptar Adrian Bajrami, i cili ishte grumbulluar nga trajneri Shmid për këtë përballje teksa e shijoi triumfin nga stoli.

Kujtojmë që Bajrami është pjesë e Benficas B, teksa falë paraqitjeve dinjitoze të bëra me ekipin e dytë, ka arritur të bindë trajnerin gjerman për ta përfshirë në ekipin e parë.

Një moment i rëndësishëm ky në karrierë për Bajramin, i cili aspiron të jetë pjesë e ekipit të parë edhe në duelet e ardhshme dhe pse jo të marrë minuta.  

Falë këtij triumfi Benfika u ngjit në vendin e dytë në kuotën e 39 pikëve, vetëm 1 mbrapa kryesuesve të Sportingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat