U lëndua në stërvitje, mësohet se sa kohë do mbetet jashtë fushave Nkunku

Futboll

U lëndua në stërvitje, mësohet se sa kohë do mbetet jashtë fushave Nkunku

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:54
Christopher Nkunku

Sulmuesi i Chelseat, Christopher Nkunku, raportohet se do të jetë jashtë fushave për tri javë pas lëndimit që pësoi në ije gjatë stërvitjes.

26-vjeçari nuk ishte pjesë e ekipit në fitoren me rezultat 4-0 ndaj Prestonit në raundin e tretë të FA Cup të shtunën, me trajnerin Mauricio Pochettino që konfirmoi se francezi ka pësuar një lëndim të ri.

Tani sipas raportimeve nga Anglia, reprezentuesi francez do të jetë jashtë fushave për të paktën tre javë.

Nkunku ka luajtur vetëm katër ndeshje për Chelsean, që prej se u transferua në verë nga Leipzigu për 52 milionë euro.

Ai pësoi një lëndim të rëndë në gju gjatë parasezonit dhe u rikthye në fushë muajin e kaluar, por që tani po ballafaqohet me një lëndim tjetër.

Nkunku nuk është lojtari i vetëm që po vuan nga lëndimet këtë sezon. Një tjetër lojtar që po vuan nga po të njëjtat probleme është edhe Roemo Lavia.

Lavia kaloi mbi katër muaj jashtë fushave për shkak të lëndimit dhe debutoi me “Blutë e Londrës” në muajin dhjetor.

Sidoqoftë, rikthimi i tij nuk zgjati për shumë kohë, pasi Lavia pësoi një tjetër lëndim të ri në duelin ndaj Crystal Palace.

Chelsea do të rikthehet në aksion të martën, ku do të luajnë ndaj Middlesbrough në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Carabao Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat