​Kush vazhdon tutje? Formacionet e mundshme të Arsenalit dhe Liverpoolit

Futboll

​Kush vazhdon tutje? Formacionet e mundshme të Arsenalit dhe Liverpoolit

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 17:30 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i derbit anglez mes Arsenalit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për raundin e 1/32 të FA Cup.

Të dy skuadrat u kualifikuan direkt në këtë raund, ndërsa në rast barazimi sot ndeshja do të përsëritet.

Të dy skuadrat për herë të fundit u përballën në “Anfield Road” më 23 dhjetor të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja u mbyll me barazim 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Takehiro Tomiyasu, Mohamed Elneny, Thomas Partey, Jurrien Timber dhe Fabio Vieira, kurse te Liverpooli mungojnë Salah, Endo, Doak, Tsimikas, Alcantara, Bajcetic, Robertson, Matip dhe Szoboszlai.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Jesus, Martinelli

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Gomez; Jones, Mac Allister, Gravenberch; Jota, Gakpo, Diaz

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat