Bejtullai largohet nga Gjilani!

Futboll

Bejtullai largohet nga Gjilani!

Nga: K.G. Më: 7 janar 2024 Në ora: 20:09
Bejtullai

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtullai, nuk është më anëtar i Gjilanit. 

“Kontrata e tij me këtë klub ka skaduar dhe tani ai është i lirë dhe mund të kërkojë një ambient të ri.

Thjesht nuk ka asnjë detyrim ndaj Gjilanit.

Kujtojmë se Bejltullai ishte në përbërjen e klubit nga Kosova në muajt e fundit”, shkruan media maqedonase “Sportmedia”.

“Siç mësojmë për ish-kapitenin e Shkendijës, me të cilin fitoi tituj në kampionat dhe në Kupë, ka disa oferta nga klube nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, gjithashtu opsione për lëvizje janë edhe klubet nga Greqia dhe Rumania.

Krahas Shkendijës dhe Gjilanit, Bejtullai në karrierën e tij të pasur ka luajtur edhe për Teteksin dhe Helsingborgun (Suedi).

Është interesante që sot Egzon Bejtullai mbush 30 vjeç”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat