Allegri: Fitorja sot ishte e rëndësishme për t’u larguar nga vendi i pestë

Futboll

Allegri: Fitorja sot ishte e rëndësishme për t’u larguar nga vendi i pestë

Më: 7 janar 2024 Në ora: 22:20
Allegri

Trajneri i Juventusit, Maksimiliano Allegri, u shpreh i lumtur për fitoren 1-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Salernitanës me përmbysje. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”, Alegri u shpreh:  

“Kemi një ekip përpara nesh, Interin, i cili po bën gjëra të rëndësishme.

Fitorja sot ishte e rëndësishme për t’u larguar nga vendi i pestë. Tani kemi Kupën e Italisë dhe duhet të arrijmë në gjysmëfinale.

Për momentin jemi gjithashtu mirë fizikisht, jemi përmirësuar edhe nga pikëpamja e qetësisë.

Gjëja që nuk është mirë është kur pëson gola disa herë, sepse atëherë ekziston perceptimi se sa herë që të na hedhin topin në zonë, mund të pësojmë. 

Së fundmi sulmojmë portën shumë më mirë, megjithatë jemi përkeqësuar në fazën mbrojtëse.

Fitorja është e rëndësishme, por duhet të shikojmë edhe atë që është përkeqësuar. Ka momente në të cilat skuadra të jep ndjenjën e të qenit vulnerabël, kjo gjë duhet përmirësuar. 

Duhet ta përdorim më mirë Vlahoviçin, ka vetëbesim për momentin. Tani luan teknikisht më pastër dhe ka kohë për t’u përmirësuar më tej. 46 pikë janë shumë, të ecim hap pas hapi. Frozinone nuk ndalet kurrë së luajturi, ndeshja duhet përballuar mirë.

Duhet të përpiqemi gjithmonë të përmirësohemi. VAR-i është subjektiv: duhet ta pranosh ashtu siç është. E rëndësishme është të mos e kalosh si objektive”, deklaroi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat