Raiola: Donnarumma nuk krahasohet me Maignan

Futboll

Raiola: Donnarumma nuk krahasohet me Maignan

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:17
Donnarumma

I ftuar në një emision televiziv në Itali, agjenti Enzo Raiola (nipi i agjentit të njohur Mino Raiola, që menaxhon agjensinë pas vdekjes së tij) , që mes të tjerëve menaxhon edhe Gigio Donnarumman nuk ka dyshime dhe deklaron se lojtari që ai përfaqëson është portieri më i mirë në botë dhe nuk mund të krahasohet me pasardhësin e tij te Milani, Mike Maignan.

“Klubi nuk donte të priste, mund të ndodhë, ata bënë një zgjedhje dhe ne bëmë zgjedhjen tonë”, ka thënë agjenti për largimin nga kuqezinjtë të portierit me parametër zero në verën e vitit 2021.

“Maignan po paraqitet shumë mirë dhe është portieri titullar i kombëtares franceze. Në eksperiencën e tij të parë në Itali tregoi gjëra të rëndësishme.

Por, sot nuk mund të them që ka bërë paraqitje më të mira se Donnarumma te Milani.

Nuk dua ta ekzagjeroj, por mendoj që Gigio nuk mund të krahasohet në këto moment.

Ai është portieri më i mirë në botë, e thonë të gjithë përgatitësit e portierëve që kanë punuar me të. Për ata Gigio është një talent i rrallë.

Kur ishte 17 vjeç e kërkonte Reali i Madridit, pa sallën e trofeve të madrilenëve dhe refuzoi për të qëndruar te Milani”, ka thënë mes të tjerash Enzo Raiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat