Pochettino çudit me Brojën, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Pochettino çudit me Brojën, publikohen formacionet zyrtare

Më: 9 janar 2024 Në ora: 20:32
Formacionet

Pochettino çudit me Brojën, publikohen formacionet zyrtare!

Armando Broja e nis nga stoli ndeshjen që Chelsea luan sot në transfertë ndaj Midëllsbrou, në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.

Edhe pse sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihej si një titullar i paprekshëm te londinezët për shkak të mungesave të shumta në repartin e avancuar, tekniku argjentinas ka vendosur ta lërë në stol atë për këtë duel.

Ndoshta edhe për të kursyer energjitë e tij për ndeshjen e kampionatit në fundjavë, pasi në këtë fazë, Kupa luhet me sistem vajtje-ardhje ndaj do të ketë një ndeshje të dytë në ”Stamford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat