Inter Miami refuzon propozimin e Barçës

Futboll

Inter Miami refuzon propozimin e Barçës

Më: 13 janar 2024 Në ora: 13:50
Lionel Messi

Lionel Messi nuk do të përballet me Barcelonën në një miqësore.

Sipas informacioneve të raportuara nga “Mundo Deportivo”, klubi amerikan ka refuzuar ofertën e paraqitur nga katalanasit për të luajtur një ndeshje miqësore verën e ardhshme.

Si pjesë e përgatitjes së tyre parasezonale, katalanasit do të kalojnë disa ditë në bregun lindor të SHBA, me ndalesa në Nju Jork dhe Orlando.

Me këtë rast, Barça do të kishte dashur të përballej me ekskluzivitetin e David Beckham dhe kështu të ritakonte, tashmë si kundërshtarë, 4 ish-lojtarët e saj: Jordi Alba, Sergio Busquets, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Sidoqoftë, Inter Miami nuk e ka ndërmend të luajë asnjë ndeshje miqësore në këtë periudhë, sepse do të synojë të rikonfirmojë veten si kampion në Kupën e Ligave, të fituar në vitin 2023.

Messi, në vend të kësaj, do të përballet me Cristiano Ronaldon më 1 shkurt, kur Inter Miami dhe Al-Nassr do të sfidohen në Riad (Arabia Saudite) në një miqësore luksoze. Argjentinasi dhe portugezi janë gjetur tashmë 37 herë përballë njëri-tjetrit në karrierën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat