Pse hoqi dorë Interi nga futbollisti shqiptar?

Futboll

Pse hoqi dorë Interi nga futbollisti shqiptar?

Më: 13 janar 2024 Në ora: 14:21
Kevin Zefi

Lamtumira e Kevin Zefit nga Interi për t’iu bashkuar Romës me parametër zero ka habitur tifozët zikaltër, pasi 18-vjeçari konsiderohej një nga talentet më të ndritur në nivel të të rinjve.

“La Gazzetta dello Sport” ka shpjeguar se në thelb të këtij vendimi, përveç disa dëmtimeve, ka qenë sjellja e tij, jo gjithmonë në përputhje me kërkesat e klubit.

Mund të thuhet se vizioni i tij individualist për futbollin gjendej edhe në jetën e përditshme, me shumë “dhimbje koke” që përfunduan duke penguar përfshirjen e tij në një sistem që kërkon respektimin e rregullave si vlerë themeluese e sektorit të të rinjve dhe vetë shpirti i ekipit.

Zefi nënshkroi një kontratë ftuese në moshën 16-vjeçare dhe nga Dublini e gjeti veten duke jetuar larg familjes së tij në një Milano plot me shpërqendrime.

Pas dy vitesh e gjysmë përpjekjesh të Interit për ta çuar në rrugën e duhur, palët ngecën në rinovim dhe zgjedhja e përbashkët ishte gjetja e një destinacioni të ri, Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat