Sherri: Sot nuk ishte Egnatia që është gjithmonë

Futboll

Sherri: Sot nuk ishte Egnatia që është gjithmonë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 16:30
Sherri

Portieri Alan Sherri arriti të mbajë portën të paprekur ndaj Skëndërbeut si dhe shpëtoi një rast flagrant. Ai u shpreh se kjo fitore ishte e rëndësishme edhe pse me mungesa.

“Normalisht që objektivi nuk ndryshon e kemi pasur dhe kur ndryshuam lojtarë në fillim, tani jemi në mes sezoni, problemi i vetëm është koha e shkurtër.

U vu re që nuk ishim Egnatia që ishim gjithmonë, sot ishte një ndeshje që duhet ta fitonim edhe pse me mungesa dhe kartonë.

Ne pak a shumë i përgatisim kur do lozim me 5 ose 4 mbrapa nuk ka shumë ndryshime, i dimë detyrat janë të njëjta, vetëm pak ndryshime të vogla.

Më e rëndësishme është pjesa ofensive dhe jo difensive.

Të them të drejtën sot jam i kënaqur me paraqitjen e Dylis dhe më ngrohi paraqitja e tyyre.

Tek koha e kisha që të përshtateshin të rinjtë me skemën dhe modulin.

Të gjithë ambientohemi shumë shpejt këtu, kur ka largime të rëndësishme ndryshojnë edhe disa gjëra në skuadër.

Ekipi ka pasur shumë afrime dhe largime dhe kjo është pozitive për klubin, por për atë që luan në fushë është pak e vështirë.

Një klub që të ketë të ardhme duhet të gjenerojë para me largime dhe afrime ne të vjetrit na takojnë të marrim më shumë përgjegjësi përsipër”, shprehet ai për “MCN TV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat