​Kjo mund të jetë goditja e fuqishme e PSG-së

Futboll

​Kjo mund të jetë goditja e fuqishme e PSG-së

Më: 15 janar 2024 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Paris Saint-Germain po bëhet gati për ta rrëmbyer yllin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.

“Magpies” mund të detyrohen të shesin disa nga asetet e tyre më të çmuara për të mbledhur fonde transferimi për afatin kalimtar veror.

Që nga kalimi në pronësi të sheikëve, “Magpies” kanë qenë shumë të kujdesshëm për t'u siguruar që të mos shkelin rregullat e FFP dhe të marrin ndonjë dënim.

PSG është një ekip që mund të shikojë të përfitojë nga kjo situatë me një lëvizje për mesfushorin brazilian, përcjellë KosovaPress.

Ai aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë funtesh në kontratën e tij dhe ata do të ishin të pafuqishëm ta ndalonin largimin e tij nëse do ta përmbushnin atë.

Mbrojtësi Sven Botman dhe sulmuesi Alexander Isak janë emrat më të çmuar në ekip dhe për të dy ka oferta, jo vetëm në Premier League, por edhe midis klubeve elitare të Evropës.

Humbja e Guimaraes do të ishte një goditje e madhe për Newcastle, pasi ai është edhe lojtari i preferuar i tifozëve.

Ai iu bashkua klubit për 40 milionë funte në janar 2022 nga Lyoni, duke refuzuar Arsenalin për t'u transferuar në verilindje.

Braziliani ka luajtur 87 herë për klubin dhe ka shënuar 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat