PSG është gati të largojë pas 6 muajsh sulmuesin

Futboll

PSG është gati të largojë pas 6 muajsh sulmuesin

Më: 17 janar 2024 Në ora: 20:34
Ramos

Klubi i PSG po kalon një vit tranzicioni sa i përket projektit sportiv.

Parisienët po mendojnë që sido që të shkojë situata me Mbape, të kenë një ekip me lojtarë të rinj premtues dhe kjo u kuptua që gjatë verës kur bënë shumë ndërhyrje duke afruar të rinj me emër në skenën botërore pasi u dhanë lamtumirën emrave si Nejmar e Messi.

Por jo të gjitha gjërat kanë shkuar siç duhet,

Një prej dështimeve të merkatos së kaluar është padyshim Gonçalo Ramos.

Sulmuesi portugez u ble për 65 milionë euro dhe erdhi me bujë si numri 9 që i mungonte parisienëve, por rendimenti i tij la shumë për të dëshiruar. Futbollisti tashmë ka kaluar në plan të dytë, duke luajtur vetëm 5 minuta në më shumë se një muaj e gjysmë.

Edhe Kolo Muani, i blerë 90 milionë euro, nuk është shfaqur në nivelin e pritshëm, por të paktën ai po luan rregullisht. Ndaj në Francë bëjnë të ditur se PSG po mendon për largimin e tij vetëm 6 muaj pas firmës së tij nga Benfika. “L’Equipe:” insiston se në rast të një oferte të mirë në janar, Gonçalo Ramso mund të shitet menjëherë, pasi Luis Enrike ka krijuar bindjen se nuk është një futbollist i cili mund të bëjë diferencën në nivelet më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat