Zbulohet frika më e madhe e Cristiano Ronaldos!

Futboll

Zbulohet frika më e madhe e Cristiano Ronaldos!

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:22
Cristiano Ronaldo me djalin e tij

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në histori dhe sukseset e tij sportive i sollën miliona të ardhura, të cilat ai nuk i imagjinonte kurrë kur ishte fëmijë.

Familja e tij ishte shumë e varfër dhe atij iu desh të luftonte shumë që fillimisht të debutonte për Sportingun dhe më pas hap pas hapi të shkonte në majë.

Tani portugezi u siguron fëmijëve të tij absolutisht gjithçka dhe u dha atyre një jetë komode, por problemi është se Ronaldo mendon se kjo mund të ndikojë në motivimin e fëmijëve të tij në të ardhmen.

Edhe pse dëshira e tij e madhe është që djali i tij Cristiano Jr të jetë po aq i suksesshëm sa ai, frika e tij më e madhe është se djali nuk do të ketë sukses pikërisht sepse, ndryshe nga ai, është rritur në luks. Ronaldo mendon se djalit të tij do t’i mungojë motivimi, i njëjtë që ai kishte si fëmijë kur nuk mund të blinte as këpucë futbolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat