Ronaldo prezanton “Ferrarin” e tij të ri luksoz

Futboll

Ronaldo prezanton “Ferrarin” e tij të ri luksoz

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:25
Ferrari

Supozojmë se blerja e makinave më të mira në botë është diçka që nuk ‘shkakton më takikardi’ në gjoksin e Cristiano Ronaldos, pasi ai mund ta bëjë këtë sa herë të dojë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai ndalon së qeni i lumtur dhe krenar sa herë që një model i ri hyn në garazhin e tij.

Kësaj here, i sapoardhur është “Ferrari Purosangue” i ri, SUV-i i parë i markës italiane, i cili është edhe modeli i parë i Ferrarit me dyer të pasme. Në mars 2023 mundëm ta shihnim këtë model dhe Ferrari na siguroi se dy vitet e para të prodhimit ishin shitur tashmë.

Pra, nëse portugezi mund ta tregojë atë në këtë moment, kjo është sepse e kishte rezervuar. Kjo makinë luksoze kushton rreth 500 mijë euro, norma bazë, pa llogaritur kostot shtesë për opsionet ekstra ekskluzive, që CR7 me siguri i ka porositur qysh në prodhim.

SUV i ri i yllit portugez fsheh nën kapuçin e tij të gjatë një ‘V12’ me aspirim natyral, pa asnjë lloj hibridiizimi, që jep 725 HP dhe 716 Nm çift rrotullues, duke e lejuar atë të shkojë nga 0 në 100 km/h për 3.3 sekonda. Ky lloj Ferrari arrin si shpejtësi maksimale 310 km/h. Vërtet shumë kjo shpejtësi kudo në botë, gjithashtu në Arabinë Saudite, ku kufiri maksimal i vozitjes është 140 km/h.

Gjithçka është superlative në këtë makinë sportive, që jo kujtdo ia mban xhepi (portofoli). Me siguri, kjo makinë e re nuk do t’i bëjë dot ‘hije’ në garazhin e tij “Bugatti Centodieci”, prej të cilit janë prodhuar vetëm 10 copë dhe për të cilin portugezi pagoi shifrën stratosferike prej 8 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat