Juventusi po përgatit një kontratë afatgjate për Yildiz

Futboll

Juventusi po përgatit një kontratë afatgjate për Yildiz

Më: 20 janar 2024 Në ora: 14:56
Yildiz

Juventusi po përgatitet të shpërblejë adoleshentin, Kenan Yildiz, me një ofertë të re për një kontratë afatgjate.

Klubi italian thuhet se ka nisur të diskutojë për këtë me përfaqësuesit e lojtarit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventuso ishte në gjendje të fliste shkurtimisht me agjentin e Yildiz, i cili ishte i pranishëm në fitoren 3:0 të “Zonjës së Vjetër” ndaj Sassuolos të martën.

Familja e sulmuesit ishte gjithashtu në “Allianz Stadium” në fillim të javës. 

Takimi i zyrtarëve të Juventusit me përfaqësusit e Yildiz të martën nuk ishte një takim zyrtar, por diskutime më formale thuhet se janë planifikuar për muajt e ardhshëm. 

Besohet se klubi italian do të përpiqet të nënshkruajë me 18-vjeçarin një kontratë afatgjate, të vlefshme deri në verën e vitit 2028 ose 2029. 

Sulmuesi turk aktualisht është i kontraktuar me “Bianconerët” deri në verën e vitit 2027, por një zgjatje e re e kontratës ka të ngjarë të vijë gjithashtu me një rritje të konsiderueshme të pagës. 

Sipas mediumit italian, rinovimi i kontratës mund të zyrtarizohet në qershor ose korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat