Partizani - Laçi, formacionet

Futboll

Partizani - Laçi, formacionet

Më: 20 janar 2024 Në ora: 16:19
Pamje nga një ndeshje

Partizani luan sot në 17:00 në “Arenën e Demave” ndaj Laçit në ndeshjen e javës së 20-të të Superiores.  

Në ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet, ku trepikëshi u shkon përshtat objektivave që kanë.

Të kuqtë do të kërkojnë që të mos distancohen nga Egnatia që fitoi dje, ndërsa Laçi duhet që të shmangë zonën “ e ftohtë”.  

Të dy trajnerët, Orges Shehi dhe Mirel Josa, kanë vendosur që të hedhin në fushë formacionet “tip”, pak a shumë si një javën e shkuar duke mos pasur surpriza.

PARTIZANI-LAÇI

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Atanaskoski,  Murataj, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Mensah. Trajner: Orges Shehi

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Paulo Silva, Qato, Barjamaj, Kryeziu, Ujka, Myrta, Melo, Sobouale. TRAJNER: Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat