Protesta origjinale me monedha, ultrasit e Kolnit dhe Dortmundit bëhen bashkë

Futboll

Protesta origjinale me monedha, ultrasit e Kolnit dhe Dortmundit bëhen bashkë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 16:59
Pamje

Borussia Dortmund po luan në Kol.

Verdhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të.

Skemë e bukur nga këndorja, asist i Julian Brand dhe gol i Donyell Malen.

Pas festë së lojtarëve të Dortmundit nisi menjëherë protesta origjinale e dy tifozerive.

Ultrasit e Kolnit dhe Dortmundit nisën të hidhnin monedha në fushën e blertë, duke protestuar kundër investimeve të huaja në futbollin gjerman.

Tifozët verdhezinj shpalosën edhe një banderole, duke shprehur qëndrimin e tyre kategorik kundër vendimit të DFB për të lejuar investimet e huaja në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat