De Rossi debuton me fitore si trajner i Romës 

Futboll

De Rossi debuton me fitore si trajner i Romës 

Nga: K. G. Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:53
Pamje nga ndeshja

Daniele de Rossi debutoi me fitore në pankinën e Romës.

Trajneri i ri e nisi mbarë, Roma fitoi me rezultat 2:1 ndaj Veronës.

Lukaku ka shënuar në minutën e 19-të e Pellegrini në atë të 25-tën, për rezultatin 2:0. 

Në minutën e 76-të Folorunsho shënoi për Veronën dhe ngushtoi humbjen në 2:1. 

Në minutën e 66-të Gjuriq i Veronës dështoi nga penalltia.

Pas javës s 21-të në Serie A, Roma renditet në vend të 8-të me 32 pikë e Verona në të 18-tin me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat