Spektakël dhe nerva mes Sheffield dhe West Ham!

Futboll

Spektakël dhe nerva mes Sheffield dhe West Ham!

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:57
Pamje nga ndeshja

Ndeshja e javës së 21 në Premier League mes Sheffield United dhe West Ham dhuroi emocione të shumta.

Nuk munguan golat, por edhe tensioni teksa 90 minutat prodhuan një barazim 2-2. Ishin miqtë ata të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Cornet, por vendasit barazuan po në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, “Çekanët” kaluan sërish në avantazh me anë të Ward-Prowse ndërsa u duk se do ta fitonin takimin edhe pasi Sheffield mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Brewster.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe West Ham mbeti me 10 lojtarë gjithashtu pas kartoni të kuq të Coufal (i dyti i verdhë) ndërsa Sheffield barazoi me penallti nga McBurnie.

Pas kësaj disfate, West Ham renditet në vendin e gjashtë me 35 pikë ndërsa nga ana tjetër, Sheffield United mbetet e fundit me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat