Vllaznia do të kërkojë kualifikimin në raundin tjetër

Futboll

Vllaznia do të kërkojë kualifikimin në raundin tjetër

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:20
Vllaznia

Vllaznia do të kërkojë kualifikimin në raundin tjetër në Kupën e Shqipërisë!

Vllaznia do të jetë e plotë në ndeshjet e radhës, pasi nuk ka lojtarë të dëmtuar apo të pezulluar me kartonë.

Një lajm i mirë për trajnerin Qatip Osmani është rikthimi i mesfushorit Ardit Krymi, i cili ka shlyer pezullimin dhe do të jetë i gatshëm kundër Partizanit për kampionat, një ndeshje që do të luhet të dielën në Shkodër.

Fillimisht, nesër kuqeblutë luajnë kundër Flamurtarit për kupë dhe fokusi aktualisht është te ky takim, pasi kërkohet kualifikimi me çdo kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat