Prishtina pëson humbje minimale nga sllovakët

Futboll

Prishtina pëson humbje minimale nga sllovakët

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:07
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen e tretë të përgatitjeve në Antalya, Prishtina pëson humbje minimale nga sllovakët e Ruzhomberok, 0-1

"Për kundërshtar kishim kundërshtar jo aq të rrezikshëm, sa të fortë dhe kompakte mbrapa.

Kryetrajneri Egbo luajti me disa ndryshime duke dashur të shihte pothuajse të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, ndërsa pati momente shumë të mira, megjithëse rezultati mbeti i pandryshuar nga ai i minutës së 13-të kur pësuam më shumë nga pakujdesia se sa nga ndonjë aksion i rrezikshëm i kundërshtarit", njofton FC Prishtina.

Skuadra të premten përfundon kontrollueset me kampionët vjeshtor të Sllovenisë, NK Celje

Përbërja: Nika (Gjoka 80’) – Anderson (Bytyqi 46’), Ramadani (Sinani 46’), Muja (Gallapeni 66’) – Useini (Gashi 46’), Hamiti (Islami 46’), Pefqeli (Shabani 74’) – Uka (Jashari 61’), Hyseni (Demolli 66’), Blesa (Murturi 74’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat