Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

Futboll

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:00
Astrit Mema

Futbolli shqiptar ka mësuar sot lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të një prej emrave të njohur të arbitrimit në Shqipëri, Astrit Memës.

Ish-arbitri i kolegjiumit të Gjirokastrës në vitet ’90, ka drejtuar në nivelet më të larta të futbollit në vendin tonë.

Pasi mbylli karrierën në fushën e lojës, Mema u bë kryetari i Kolegjiumit të Gjirokastrës dhe për shumë vite, ka qenë edhe vëzhgues i FSHF-së.

Disa vite më parë, ai u prek nga një sëmundje e rëndë dhe u largua nga fushat e futbollit, duke u zhvendosur në Tiranë, ku ka jetuar vitet e fundit, teksa sot është mësuar lajmi për ndarjen nga jeta të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat