Thiago Silva: Sa herë që luaj për Chelsean është ndjenjë speciale

Futboll

Thiago Silva: Sa herë që luaj për Chelsean është ndjenjë speciale

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:40
Thiago Silva

Thiago Silva është duke i kaluar muajt e fundit në fanellën e Chelseat.

Veteranit të mbrojtjes do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të rikthehet në Brazil për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës.

39 vjeçari ndihet i emocionuar që eksperienca e tij në “Stamford Bridge” po shkon drejt fundit dhe thotë se po mundohet ta shijojë çdo moment.

“Sa herë që luaj këtu në Chelsea është një ndjenjë speciale”, theksoi fillimisht ish-futbollisti i Milanit dhe i Paris Saint-Germainit.

“Pas çdo ndeshjeje që përfundon e kam ndjenjën se po merr fund, kështu që kjo më bën të ndihem paksa keq…”, u shpreh tutje qendërmbrojtësi brazilian.

Thiago Silva ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në futbollin evropian për më shumë se një dekadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat