Maqedonia e Veriut dënohet nga UEFA, shqiptari i qetësoi!

Futboll

Maqedonia e Veriut dënohet nga UEFA, shqiptari i qetësoi!

Nga: K. Goca Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:16
Pamje nga ndeshja Maqedoni - Angli

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se Federata e Futbollit e Maqedonisë është gjobitur me 15 mijë euro për shkak të fishkëllimit të himnit kombëtar të Anglisë nga disa tifozë para ndeshjes kualifikuese për EURO 2024 të luajtur në Shkup nëntorin e kaluar.

Pra, sipas Nenit 16, Federata e Futbollit të Maqedonisë do të paguajë 15 mijë euro.

Kujtojmë se në atë ndeshje skuadra e përzgjedhur nga trajneri Blagoja Milevski ka luajtur 1:1 ndaj favoritit të madh.

Interesant ishte fakti se kur nisën fishkëllimat nga tribuna, ata ishin pjesë e tifozëve të Arenës në Shkup, futbollisti shqiptar, kapiteni Enis Bardhi u kthye dhe u kërkoi tifozëve të ndalonin fishkëllimat dhe kështu ndodhi dhe i qetësoi ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat