Zbulohen planet e Sir Jim Ratcliffe për ta transformuar totalisht “Old Traffordin”

Futboll

Zbulohen planet e Sir Jim Ratcliffe për ta transformuar totalisht “Old Traffordin”

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:32
Sir Jim Ratcliffe

Sir Jim Ratcliffe ka zbuluar planet e tij për Old Trafford, me një rinovim total të stadiumit.

Blerja e 25 për qind e aksioneve nga biznesmeni miliarder u njoftua muajin e kaluar në prag të Krishtlindjeve.

Ratcliffe është vendosur të injektojë 300 milionë euro në klub, me ndryshime të rëndësishme që tashmë janë bërë.

 

Dhe një nga prioritetet e tij kuptohet të jetë rinovimi i Old Trafford.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e tifozëve të Manchester United javën e kaluar, Ratcliffe njoftoi se ai synon të maksimizojë hapësirën rreth stadiumit.

Ai beson se ka potencial të pashfrytëzuar në tokën përreth Old Trafford. Gjithashtu, është i bindur se duke zhvilluar lidhje të përmirësuara me autoritetet lokale, rigjenerimi dhe rizhvillimi i terrenit mund të përfundojë më shpejt se sa pritej fillimisht.

Pas diskutimeve me stafin e United, Ratcliffe raportohet se ka mbledhur një grup duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Mançesterit, Andy Burnham dhe drejtues të lartë nga Këshilli i Traffordit ndërsa ai kërkon të marrë lejen e planifikimit.

Tifozët e Man United kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e Old Trafford viteve të fundit.

Çatia e stadiumit është dëmtuar, duke çuar në rrjedhjen e saj në më shumë se një rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat