Chukwueze: Nuk mund t’i humbas kohën kot Milanit

Futboll

Chukwueze: Nuk mund t’i humbas kohën kot Milanit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:50
Samuel Chukwueze

Sulmuesi i Milanit, Samuel Chukwueze foli për shumë çështje në lidhje me Milani-n, por jo vetëm, nga grumbullimi Nigeri, para ndeshjes me Kamerunin në Kupën e Afrikës, që luhet të shtunën mbrëma.

Ndërsa bëri një krahasim mes La Liga-s dhe Serie A, 24-vjeçari theksoi specifikat e dy kampionateve në fjalë.

“Unë i pëlqej të dyja, në Spanjë gjithçka bëhet më shumë me lojën me top. Në Itali gjithçka është më fizike, është çështje përshtatjeje. Për mua është një sfidë e re, tani di pak më shumë, por mendoj se duhet të vazhdoj të punoj për t’i përshtatur”-u shpreh ai.

Më tej, duke folur për ndjesitë e para te “kuqezinjtë” e Italisë, nigeriani theksoi se kur përballesh me historinë e këtij klubi, ndjen shumë përgjegjësi.

“Kur në muze pashë 7 Champions League, Topin e Artë ishte një ndjenjë fantastike sepse Milani është një nga klubet më të mëdha në botë, me shikueshmëri të lartë. Aty kanë luajtur emra si Van Basten, Kaka, Sheva…

Pra, ka pak presion, por për mua është një ëndërr e realizuar”-shtoi sulmuesi.

Në fund, 24-vjeçari u shpreh se nuk mund të humbasë kohën e klubit të tij duke shkuar në Nigeri dhe në fund të mos fitojë.

“Nuk mund të largohem nga Milani për të ardhur këtu pa e fituar këtë trofe sepse kam shumë nevojë për të.

Dua ta bëj vendin tim krenar, kështu që nuk mund të vij këtu dhe të humbas kohën e klubit tim për asgjë, duhet të luftoj për të triumfuar”-deklaroi Samuel Chukwueze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat