Mustafi ndërron mjedis

Futboll

Mustafi ndërron mjedis

Më: 25 janar 2024 Në ora: 22:00
Besim Mustafi

Besim Mustafi është lojtar i ri i GF Kumanovo, kampionit vjeshtor në Ligën e Tretë në Maqedoni - grupi Veri.

Mbrojtësi i fuqishëm dhe cilësor ka një javë që është marrë vesh me Kumanovën.

Këta të fundit filojnë me përgatitje për sezonin pranveror më 30 janar.

Ai tek kjo skuadër vjen nga Bashkimi i Kumanovës, anëtar i ligës së dytë.

Mustafi me Bashkimin ka fituar titullin kampion në Ligën e Tretë-Veri dhe gjithashtu ishte meritorë për fitoren (3-0) në ndeshjen e balotazhit kundër Vëllazërimit nga Kërçova.

Kumanovo është kampion dimëror në Ligën e Tretë-grupi Veri me 34 pikë, një më shumë se Shkëndija e Haracinës.

Kumanovo dhe Shkëndija takohen në derbin e sezonit në javën e katërt në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat