Tirana shet edhe Dokën

Futboll

Tirana shet edhe Dokën

Më: 28 janar 2024 Në ora: 21:02
Albi Doka

Albi Doka largohet sërish nga Tirana. Mbrojtësi 26-vjeçar rikthehet në Hungari, këtë herë për të veshur fanellën e skuadrës së Ujpest, teksa mbetet të mësohen edhe detajet e transferimit.

Mbrojtësi i djathtë u rikthye te Tirana në verë, por aventura e dytë me fanellën bardheblu përfundoi pas vetëm pak muajsh, pasi oferta e hungarezëve ishte e kënaqshme si për Tiranën, ashtu edhe për vetë Dokën.

Ky i fundit ka luajtur për një sezon e gjysmë me skuadrën e Budapest Honved në Hungari, ku numëron 35 ndeshje në kampionat.

Ky është futbollisti i tretë që Tirana shet në merkaton e janarit, pas Florent Hasanit dhe Kaina Nunezit, teksa janë larguar gjithashtu nga bardheblutë edhe mesfushorët Hila e Qefalia, me të parin që zgjodhi Elbasanin dhe tjetrin që u transferua te Dinamo.

E nëse në dalje skuadra vazhdon të zbrazet, nuk është bërë ende asgjë për përforcime, duke qenë se merkatoja në hyrje e bardhebluve vijon të jetë e bllokuar për shkak të disa detyrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat